E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Covid-19 i merr jetën gazetarit Mikel Mbricaj
Publik News

Covid-19 i merr jetën gazetarit Mikel Mbricaj

Gazetari Mikel Mbricaj nuk jeton më. Mësohet se ai është ndarë nga jeta në moshën 62 vjeçare pasi është prekur nga Covid-19.

Shoqata e Gazetarëve Fier reagon për ndarjen nga jeta të Mbricajt.

“Nuk me shkoi asnjehere mendja qe ajo bisede do te ishte e fundit me te.Mikeli pavaresisht se e kishte marre lajmim e prekjes nga covidi,  m’u duk shume entuziast dhe si ngahera me humorin e tij prej babaxhani u shpreh se serish semundja do te hante koken e saj. E donte jeten Mikeli dhe gjithmone e shikonte ate me optimizem qe buronte nga shpirti i tij sportiv.Por kesaj  radhe  ai nuk  mundi ta perballonte. Sa here qe shkoja ne Fier,une do ta mundesoja nje takim. me te mirin Mbricaj dhe koha me te fluturonte”, thueht në njoftimin e Shoqatës së gazetarëve të Fierit.

Postim i plotë i Shoqatës së Gazetarëve Fier:

Nje zile nga telefoni i shokut tim te mire Mikel Mbricaj ma prishi qetesine para pak castesh.Une si zakonisht iu pergjigja me shume dashuri si gjithmone,por kesaj radhe nuk munda ta degjoj zerin e embel dhe te dashur te Keles.Ishte Lola,bashkeshortja heroike qe nuk ju nda per asnje cast Mikelit ,i cili vitet e fundit semundja nuk ju nda per asnje  cast”.Mikeli nuk eshte me”,tha me zerin e ngjirur dhe ne  cast une ngriva nga lajmi i kobshem qe mora.Sa do te desha qe biseda ime te rridhte si para pak ditesh kur une i shqetesuar per lajmet qe me vinin nga Fieri  per shendetin e shokut dhe  vellait tim te mire e mora ne telefon dhe fola gjate.

Nuk me shkoi asnjehere mendja qe ajo bisede do te ishte e fundit me te.Mikeli pavaresisht se e kishte marre lajmim e prekjes nga covidi,  m’u duk shume entuziast dhe si ngahera me humorin e tij prej babaxhani u shpreh se serish semundja do te hante koken e saj. E donte jeten Mikeli dhe gjithmone e shikonte ate me optimizem qe buronte nga shpirti i tij sportiv.Por kesaj  radhe  ai nuk  mundi ta perballonte.Sa here qe shkoja ne Fier,une do ta mundesoja nje takim. me te mirin Mbricaj dhe koha me te fluturonte.

Sepse ai kerkonte ne detaj cdo ndodhi apo ngjarje.Ai kishte nje shpirt te pasur dhe  gjate gjithe jetes se tij u perpoq te ndertonte nje jete normale per veten e tij dhe femijet per te cilet beri maksimumin per t’i shkolluar dhe edukuar me nje edukate te larte qytetare.Te gjithe  ne do ta mbajme mend gjate kontributin  e madh qe ai dha per ta pasqyruar sportin fierak  ne organet kombetare dhe lokale.Ai nuk pertonte asnjehere te prekte nga afer cdo gje qe i takonte sportit fierak dhe cdo lajm apo kronike padyshim qe kishte firmen dhe bekimin e “senatorit”Mbricaj.

Studios se  transmetimit te ndeshjeve te futbollit  tashme do ti mungoj timbri i ngrohte dhe karakteristik i Mikel Mbricaj,njeriut simbol te gazetarise sportive qe tashme e njohin ne te kater anet e globit ku percilleshin valet e emisonit “Nga njera ndeshje ne tjetren” te Radio Tiranes.Por i madh ka qene kontributi i tij edhe ne mesimdhenien e ores se edukimit fizik ku kudo qe ai ka dhene mesim eshte shquar per marredheniet e ngrohta qe krijonte me nxenesit.Mbaj mend  shume mire kur ne shkolla mungonte baza materiale dhe ai kudo qe i shkelte kemba ne aktivitetet sportive nuk nguronte me miqte  tij te shumte te sportit t’u kerkonte baze materiale  per te organizuar nje ore mesimi cilesore.

Ky ishte Mikel Mbricaj, njeriu zemermire qe vetem miq kishte ne Fier,  por edhe ne qytetet e tjera te Shqiperise.Lamtumire i miri Mikel Mbricaj!Do te na mungosh shume!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.