COVID 19 i merr jetën oficerit të Marinës, ish-ushtaraku i lartë ndërron jetë te INFEKTIVI
Një lajm i hidhur i minutave të fundit.
Ka ndërruar jetë pak më parë 71 vjeçari nga Durrësi, Çapajev File, ish oficer i Marinës.
Ish- ushtaraku i lartë, shtruar te Infektivi, ka shërbyer në Flotën Luftarake Detare në Sazan por nuk i ka bërë dot ballë covid 19 ndërsa mësohet se vuante edhe nga hipertensioni.
Me vdekjen e tij shkon në 27 numri i viktimave nga coronavirusi në vendin tonë.
Kujtojmë që në Durrës janë 42 persona të prekur nga Covid-19, ndërsa në total në Shqipëri 609 qytetarë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



