Ç’po ndodh? Aksion masiv në Tiranë, lëshohen 38 masa sigurie
Policia e Tiranës ka ndërmarrë një operacion të gjerë kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike, i cili ka sjellë deri tani lëshimin e 38 masave sigurie ndaj personave të dyshuar për përfshirje në këtë aktivitet kriminal.
Sipas të dhënave paraprake, më shumë se 20 prej masave janë ekzekutuar, ndërsa kontrollet dhe arrestimet vijojnë në disa zona të kryeqytetit për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve të tjerë.
Gjatë hetimeve është konstatuar ekzistenca e disa grupeve që operonin në mënyrë të strukturuar në territore të ndryshme të Tiranës, duke shpërndarë lëndë narkotike te konsumatorët.
Mësohet se operacioni është kryer nga strukturat e Antidrogës, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Tiranës, dhe priten zhvillime të mëtejshme ndërsa procedimet penale vijojnë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



