E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
CR7  40 vjeç : Falenderoj Zotin që më dha një si ti (Foto)
Lajme

CR7 40 vjeç : Falenderoj Zotin që më dha një si ti (Foto)

Kristiano Ronaldo ka festuar pak ditë më parë 40-vjetorin e lindjes dhe partnerja e tij, Xheorxhina Rodrigez, e ka uruar me një postim në rrjetet sociale ku i shpreh dashurinë dhe vlerësimin e madh që ndjen për të.

Modelja ka publikuar një foto të dyshes së bashku si edhe një tjetër me fëmijët e tyre.

Xheorxhina i bën urimin special CR7 në 40 vjetorin e lindjes:

Në tekstin që shoqëron postimin, Rodrigez shprehet se ndihet mirënjohëse që Kristiano është pjesë e jetës së saj teksa shkruan: “Falënderoj Zotin që më dha një njeri si ti!”

Postimi  i plotë:

“Urime dashurisë sonë të madhe, falënderoj Zotin që më dha një njeri si ti dhe e falenderoj jetën që na dha dhuratën më të madhe, familjen tonë, fëmijët tanë. Për jetën tonë së bashku dhe përqafimet tona të ngrohta. Gjithë të mirat për më të mirin ”, shkruan Xheorxhina e ndërsa poshtë postimit ka marrë pafund urime nga miqtë dhe fansat me rastin e datëlindjes së partnerit të saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.