E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Çunat’ e Londrës e kanë punën pisk, FBI angleze zbarkon në Shqipëri
Lajme

‘Çunat’ e Londrës e kanë punën pisk, FBI angleze zbarkon në Shqipëri

Një operacion i gjerë ndërkombëtar pritet të zhvillohet në Ballkanin Perëndimor, me qëllim goditjen e rrjeteve të trafikut të kokainës që operojnë nga Amerika Latine drejt Europës.

Në fokus të këtij aksioni janë grupet kriminale të njohura si “çunat e Londrës”, të cilat dyshohet se kanë lidhje të fuqishme edhe në Shqipëri.

Sipas një njoftimi të NCA-së, të cilit i referohet Top Channel, “FBI-ja britanike” ka ngritur një grup special hetimor në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese të vendeve të Ballkanit. Qëllimi i këtij grupi është identifikimi dhe çmontimi i rrjeteve që kontrollojnë zinxhirin e furnizimit me kokainë – nga burimi në Amerikën e Jugut, deri në tregjet e konsumit në Europë.

Burime nga operacioni bëjnë të ditur se Shqipëria, Serbia, Mali i Zi dhe Kosova janë përfshirë në hetime si pika kyçe në të ashtuquajturën “rrugë ballkanike” të trafikut të drogës. Dyshohet se këto struktura kriminale menaxhojnë transportin e drogës përmes porteve në Adriatik dhe Mesdhe, duke përdorur kompani fiktive për të maskuar ngarkesat narkotike.

Në një deklaratë zyrtare, zëvendësdrejtoresha e NCA-së, Kate Appleby, theksoi: “Grupet kriminale nga Ballkani Perëndimor kanë një ndikim të madh në tregun global të kokainës. Ky operacion do të përqendrohet te individët dhe rrjetet që përbëjnë kërcënimin më të madh për sigurinë e vendeve tona.”

Ky bashkëpunim i ri ndërkombëtar zhvillohet në kuadër të samitit të Ballkanit Perëndimor në Londër, ku është theksuar rëndësia e forcimit të luftës kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave.

Sipas hetimeve paraprake, “çunat e Londrës” dyshohet se kanë ngritur një rrjet të sofistikuar furnizimi dhe shpërndarjeje, duke përdorur kontakte në Amerikën Latine, Afrikën Perëndimore dhe Europën Qendrore.

Hetimet pritet të thellohen edhe më tej në javët në vijim, ndërsa autoritetet britanike dhe ballkanike paralajmërojnë arrestime të rëndësishme në kuadër të këtij operacioni të përbashkët antidrogë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.