E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çupi: Titulli i nderit për Haxhi Lleshin, një turp historik
Publik News

Çupi: Titulli i nderit për Haxhi Lleshin, një turp historik

Ish-deputetja demokrate Dhurata Çupi ka reaguar ashpër pas një titulli të akorduar nga qarku Dibër për Haxhi Lleshin ish-drejtues i lartë i regjimit gjakatar të diktaturës. “Një turp për Shqipërinë e 2019 dhënia e titullit të “nderit të Dibrës” ish-Kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, ish- sekretarit të parë dhe anëtar i ish- Komitetit Qëndror, Haxhi Lleshi”, shkruan Çupi në postimin e saj.

“Bijtë e ish komunistëve, tashmë në pushtet, nuk po lënë figurë të sistemit gjakatar komunist, pa e kujtuar dhe rikthyer në piedestal”. Ky është një turp historik,” shkruan ish deputetja demokrate.

Ja postimi i plotë:

Titulli i nderit për Haxhi Lleshin: Një turp historik

Një turp që duhet anulluar. Nuk mund të dekorohen xhelatët- me urdhër të cilëve janë ekzekutuar dhjetra e qindra të pafajshëm.
Ky është rikthim në antivlerat dhe anti-njerëzit e komunizmit. Një turp për Shqipërinë e 2019 dhënia e titullit te “nderit të Dibrës : ish Kryetar i Presidiumi të Kuvendit Popullor , ish- sekretarit të parë dhe anëtar i ish- Komitetit Qëndror, Haxhi Lleshi.

Bijtë e ish komunistëve, tashmë në pushtet, nuk po lënë figurë të sistemit gjakatar komunist, pa e kujtuar dhe rikthyer në piedestal. Një turp historik, vlerësimi dhe titujt për individë që me urdhëra direkte kane vrarë e ekzekutuar dhjetra të pafajshëm gjatë regjimit komunist.

Dhënia një titulli të tillë për xhelatin e Dibranëve, dhe familjeve me emer Matjane, është i papranueshëm dhe duhet të anullohet një orë e më parë.
I bëj thirrje Kryeministrit të kërkojë anullimin e urdhërit të tij për këtë akt të turpshëm të qarkut të Dibrës.

Koha e komunistëve dhe bijve të tyre ka marrë fund para 30 vitesh. Promovimi i tyre nga ky pushtet, pas 3 dekadave është i papranueshëm.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.