E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dalin pamjet e turistëve izraelitë të shtrirë me serume në Vlorë
Bota

Dalin pamjet e turistëve izraelitë të shtrirë me serume në Vlorë

Janë bërë publike pamje tronditëse nga ambientet e Hotel Vlora Priam, ku dhjetëra turistë izraelitë pretendojnë se janë përballur me një incident serioz shëndetësor gjatë qëndrimit të tyre.

Në videot e shpërndara nga mediat izraelite, disa prej pushuesve shihen të shtrirë në krevate, të lidhur me serume, ndërsa në dhomë dallohen edhe shenja të të vjellave. Gjendja e tyre paraqitet e rënduar, duke ngritur shqetësime për një situatë të mundshme helmimi apo ekspozimi ndaj faktorëve të rrezikshëm.

Sipas dëshmive të publikuara, turistët kanë përjetuar simptoma të forta si dridhje trupore, të vjella, dobësi ekstreme, konfuzion dhe në disa raste edhe humbje ndjenjash.

Një prej tyre, Racheli nga Kfar Saba, ka rrëfyer se episodi nisi në mënyrë të papritur, kur vajza e saj e vogël nuk arrinte të lëvizte këmbët. Brenda pak minutash, edhe anëtarët e tjerë të familjes shfaqën të njëjtat shenja alarmante.

“Arritëm në një pikë ku nuk mund të ecnim më. Kishim dridhje të forta, humbëm kontrollin e trupit dhe ndiheshim sikur ishim në një mjegull të plotë. Menduam se po vdisnim”, është shprehur ajo për mediat izraelite.

Sipas raportimeve, edhe pushues të tjerë të akomoduar në të njëjtin hotel kanë paraqitur simptoma të ngjashme, çka ka shtuar dyshimet për një burim të përbashkët të incidentit.

Disa turistë kanë hedhur dyshime se ngjarja mund të lidhet me një rrjedhje të mundshme nga sistemi i kondicionimit, megjithatë deri në këtë fazë nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet shqiptare.

Pushuesit kanë depozituar kallëzim dhe kërkojnë një hetim të plotë për zbardhjen e rrethanave, ndërsa institucionet përkatëse ende nuk kanë publikuar një raport përfundimtar mbi shkakun e incidentit. Nga ana tjetër, Hotel Vlora Priam nuk ka reaguar ende publikisht lidhur me këto pretendime.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.