Turistët i tremb protesta
Megjithatë, pjesa më e bukur ishte kur thanë që protesta po na tremb turistët. Doli dhe Gonxhja aty, shumë i shqetësuar.
Ky i madhi ua ndau të gjithë bregdetin gangsterëve dhe trafikantëve. E ndau ky. Këto historitë që tregojnë këta, jo po e kemi blerë pronën nga banorët, jo po e kemi me tapi, me AMTP e çfarë janë këto, janë të gjitha mufka.
Të gjitha tokat në bregdet, kur kanë qenë shtet, ua ka dhënë qeveria kujt i ka dashur qejfi. Kur nuk kanë qenë shtet, ka imponuar transaksione private për t’i çuar atje ku i do qejfi.
Me një mekanizëm tërësisht kriminal. Ke një pronë në bregdet ti? Nuk ta regjistron njeri në hipotekë. Harroje. Nuk të jep njeri leje. Harroje. Ta lënë ferrë.
Ky i mosregjistrimit është urdhër i pashkruar, që zbatohet prej vitesh për të gjithë bregdetin, kryesisht atë të jugut.
Dhe ti ke vetëm dy zgjidhje: ose do ta mbash ashtu me ferra, ose të çojnë këta një njeri. Ky njeriu të thotë: “Ma jep mua, se ti nuk e gëzon dot. Të jap ndonjë gjë të vogël unë, sa pa të fare”. Detyrohen njerëzit e shkretë të pranojnë emisarët që u çon ky.
Pastaj, këta emisarët që cakton qeveria, pasi kanë mbaruar së vjedhuri tokat e shtetit dhe të njerëzve pa takat, fillojnë të përplasen për të rrëmbyer tokat e njëri-tjetrit.
Kaq e thjeshtë është kjo. Dhe ky është rezultati pastaj. Venë sqarohen dhe e kanë sqarimin me nga 10 veta të armatosur secili.
Por turistët i tremb protesta.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



