E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dalin pamjet, ja momentet kur efektivët shoqërojnë vrasësin 32-vjeçar që tronditi Greqinë (VIDEO)
Publik News

Dalin pamjet, ja momentet kur efektivët shoqërojnë vrasësin 32-vjeçar që tronditi Greqinë (VIDEO)

Një ditë pasi pranoi se është autori i vrasjes së bashkëshortes 20-vjeçare Caroline, piloti 32-vjeçar Babis Anagnostopulos u shoqërua sot për në zyrën e prokurorit, në masa të rrepta sigurie.

Në këto pamje të publikuara nga mediat greke, autori i vrasjes shfaqet i heshtur, gjakftohtë, me maskë dhe jelek anti-plumb, teksa efektivët e shoqërojnë drejt hetuesisë.

Një ditë pas dëshmisë rraskapitëse 8-orëshe Babis Anagnostopulos ka “kyçur” sot gojën, duke mos dhënë asnjë koment për gazetarët. Mediat helene raportojnë se autori i krimit makabër mund të kërkojë disa ditë kohë për të përgatitur mbrojtjen e tij ligjore.

“E vrava Karolinën, e mbyta me jastëk. Shkak u bënë konfliktet që kishim atë natë. Hodha fëmijën në krevat. E mbyta dhe më pas mendova grabitjen,”- tha gjatë dje në dëshminë e tij 32-vjeçari.

I pyetur përse kishte heshtur deri më sot duke luajtur “teatër”, ai tha se kishte frikë se fëmija i tyre i vogël do të mbetej pa kujdestar.

Dyshohet se gjatë sherrit fatkeqja Caroline e kishte paralajmëruar 32-vjeçarin se do të largohej nga shtëpia dhe se do të merrte me vete fëmijën e tyre. Nuk dihet ende kujt do t’i kalojë kujdestaria e vajzës 11-muajshe të Carolinë, e cila ndodhej në dhomë kur u vra e ëma.

Megjithatë duke iu referuar ligjeve greke kompetencat e kujdestarisë mund t’i kalojë të afërmve të Caroline në Alonissos ose familjes së pilotit të akuzuar.


dytre

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.