E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata liron  katër protestuesit e opozitës që hodhën flakadanë para Kryeministrisë
Lajme

Gjykata liron katër protestuesit e opozitës që hodhën flakadanë para Kryeministrisë

Kanë dalë para gjykatës dhe janë njohur me masat e sigurisë 4 të rinjtë që u arrestuan pas protestës së opozitës, pasi hodhën lëndë piroteknike (kapsolla, flakadanë, molotovë), në drejtim të punonjësve të Policisë dhe Kryeministrisë.

Gjyata ka vendosur detyrim paraqitje për Kindi Toli, 21 vjeç; Andrea Malia, 18 vjeç; Bledar Kola, 37 vjeç; dhe Ismet Stefanis, 33 vjeç.

Kujtojmë se protesta e opozitës, e mbajtur më 20 shkurt, u shoqërua me pak tensioned dhe gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– 21 flakadanë të plasur;

– 1 bidon plastik 0.5 L, e mbushur me lëndë djegëse të dyshuar benzinë, me kapsollë të paplasur;

– 37 bidona plastikë uji, 0.5 L;

– 6 bidona plastikë të djegur, me aromë lënde djegëse benzinë;

– 3 kapsolla.

Gjithashtu, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 110 kapsolla, që iu gjetën këtyre shtetasve, gjatë kontrolleve fizike.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.