E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dalin përgjigjet e analizave për ujin në Krujë/ Nëndrejtori i ISHP: Në një pikë vetëm të ujësjellësit ka rezultuar bakteri enterokok
Lajme

Dalin përgjigjet e analizave për ujin në Krujë/ Nëndrejtori i ISHP: Në një pikë vetëm të ujësjellësit ka rezultuar bakteri enterokok

Nëndrejtori i ISHP, Dritan Ulqinaku e cilësoi sot situatën shëndetësore të banorëve në Krujë, një epidemi të shkaktuar nga uji si rezultat i ndotjes së ujërave sipërfaqësore të shirave të rëna para pak ditësh. Sipas tij, kjo gjë ka bërë interseptimin me ujërat e pijshëm të ujësjellësit të Krujës.

Në një deklaratë për mediat Ulqinaku tha se nga analizat e marra nga Instituti i Shëndetit Publik ka rezultuar që në një pikë vetëm të ujësjellësit të Krujës ka rezultuar bakteri enterokok i cili mendohet që mund të jetë shkaktari i këtyre shqetësimeve gastrointersinale të banorëve.

“Më lejoni t’ju konfirmoj në emër të Institutit të Shëndetit Publik i cili ka ndjekur nga afër situatën epidemiologjike të shkaktuar në Krujë, situatë e cila solli një numër të lartë personash të cilët kishin çrregullime gastrointersinale. Situatë e cila do të vazhdojë të ndiqet me rigorozitet edhe në ditët e ardhshme.
Nga analizat e marra nga Instituti i Shëndetit Publik ka rezultuar që në një pikë vetëm të ujësjellësit të Krujës ka rezultuar bakteri enterokok i cili mendohet që mund të jetë shkaktari i këtyre shqetësimeve gastrointersinale që qyetarët e Krujës kanë pasur.
Nga ana tjetër më lejoni t’ju them se situata sot që ne flasim është shumë e qetë. Pothuajse ka mbaruar çdo shqetësim në qendrën shëndetësore dhe në spitalin e Krujës. Do të vazhdojmë ta ndjekim me rigorozitet.
Mendojmë që është një epidemi e shkaktuar nga uji si rezultat i ndotjes së ujërave sipërfaqësore të shirave të rëna para pak ditësh dhe që kanë bërë interseptimin me ujërat e pijshëm të ujësjellësit të Krujës. Këto janë rezultatet zyrtare”, deklaroi Ulqinaku.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.