E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dalin rezultatet e para në Kosovë, Kuri nuk e bën dot qeverinë
Lajme

Dalin rezultatet e para në Kosovë, Kuri nuk e bën dot qeverinë

Rreth 900 mijë qytetarë kanë marrë pjesë sot në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, të zhvilluara dhjetë muaj pas procesit të fundit zgjedhor, nga i cili Albin Kurti nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë së re.

Në garë morën pjesë 24 subjekte politike me gjithsej 1,180 kandidatë për deputetë. Prej tyre, 8 subjekte politike shqiptare garuan me 624 kandidatë për 100 vendet në Kuvendin e Kosovës, ndërsa partitë e komuniteteve konkurruan për 20 ulëset e garantuara.

Sipas të dhënave paraprake nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri më tani janë numëruar 12.4% e votave. Rezultatet tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 46.18% të votave, por ende pa siguruar shumicën prej 61 deputetësh për krijimin e qeverisë.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 19.73% të votave, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 13.36%.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) pozicionohet e katërta me 7.49% të votave.

Rezultatet përfundimtare pritet të përcaktojnë qartësisht balancat politike dhe mundësitë për formimin e qeverisë së re në Kosovë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.