I dërguari i Trump: Zoti po na përgatit për rikthimin e Hashim Thaçit!
I dërguari special presidencial i Shteteve të Bashkuara për misione të veçanta, Richard Grenell, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në Kosovë, duke e cilësuar si “lajm të mirë” vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Grenell e lidhi situatën e krijuar edhe me mundësinë e rikthimit në politikë të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
“Lajm i shkëlqyer. Zoti po na përgatit të gjithëve për rikthimin e Hashim Thaçi! Thaçi për Kryeministër”, shkroi ai në reagimin e tij.
Grenell ka qenë më parë edhe i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë–Serbi gjatë viteve 2019–2021, duke luajtur rol në përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Zhvillimet politike në Kosovë erdhën pasi presidentja Vjosa Osmani firmosi dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, pas dështimit për zgjedhjen e presidentit të ri brenda afatit kushtetues.
Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje e ka dërguar këtë dekret për shqyrtim në Gjykata Kushtetuese e Kosovës, duke e cilësuar vendimin si të papajtueshëm me Kushtetutën.
Situata politike në Kosovë pritet të marrë një drejtim të ri pas vendimit që do të marrë Gjykata Kushtetuese dhe procesit të mundshëm zgjedhor në vend.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




