Dan Hutra në vitin 2007 për shkaqe xhelozie i nguli thikën në zemër gruas së parë nga Klosi
Dan Hutra i cili sot, plagosi ish-gruan Etleva Hysa dhe nënën e saj Kujtime Hysa, si dhe vrau Mevlute Hysa 30 vjeçe, motra e ish-bashkëjetueses së tij, dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses, në vitin 2007 për shkaqe xhelozie i nguli thikën në zemër gruas së parë nga Klosi, Dafina Havalja.
Asokohe Hutra 25 vjeç sapo ishte kthyer nga emigracioni dhe dyshonte se gruaja Dafina tashmë e ndjerë e tradhtonte dhe kështu Hutra vrau me thikë në zemër 22- vjeçaren nga Klosi i Dibrës.
Pas ngjarjes, Hutra u arratis por u kap pas disa ditësh dhe më pas u dënua me 24 vite burg. Gjithashtu Hutra kishte qene një here i dënuar për heqje te lirisë se nënës e kunatës se tij dhe përdhunimin e kunatës tjetër ne vitin 2003, krim për te cilin ka vuajtur vetëm tre vite burg.
Dan Hutra, para se të shkonte në banesën e ish-partneres dhe të hapte zjarr, fillimisht ka plagosur me thikë ish- të dashurën e tij në Astir, duke i vjedhur para.
Marjana Gurakuqi, 40 vjeçe është plagosur nga Hutra. Ajo tha se ishte dhunuar nga ish-i dashuri i saj.
Më pas ai është drejtuar për në banesën familjes Hysja, ku ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).
Autori i dyshuar është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



