E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
DEA amerikane në Shqipëri/ gazetarja: Amerikanët s’kanë besim te autoritetet tona E
Lajme

DEA amerikane në Shqipëri/ gazetarja: Amerikanët s’kanë besim te autoritetet tona E

Prej muajsh është raportuar se DEA amerikane ka ardhur në Shqipëri dhe po heton korrupsionin dhe trafikun e drogës.

Për këtë hetim ka folur mbrëmjen e sotme gazetarja Klodiana Lala, e cila tha se DEA ka mungesë besimi te autoritetet shqiptare.

Sipas saj, amerikanët kanë kuptuar trafiku nuk po bëhet më vetëm nga trafikantët, por kanë edhe mbështetjen e strukturave të shtetit.

“Trafiku i drogave të forta nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, ku Shqipëria është kthyer në një hambar të madh të kokainës, kaloi pa vëmendje. DEA ka mungesë besimi te autoritetet shqiptare. Ka kuptuar trafiku nuk po bëhet më vetëm nga trafikantët, por kanë mbështetjen e strukturave të shtetit. Ata duan të kuptojnë realisht se çfarë ndodh brenda burimeve të pavarura. Që do të thotë, nëse dikush vret një person, bën një masakër si e para disa ditëvbe, policia vendos një shumë të konsiderueshme parash, për këto që jep informacion.

DEA nuk tha jap para, por duke premtuar anonimitet, duke garantuar që lufta ndaj trafikut të drogës do të jetë një luftë e pakompromis. Në një farë mënyre, ata vendosën për herë të parë të kenë një lidhje direkte për publikun sepse më në fund e kanë kuptuar atë që kemi denoncuar prej kohësh, që trafiku i drogës nuk është vetëm histori trafikantësh, por histori përfshirjesh shtetërore dhe shumë aspekte të kësaj historie po fshihen, operacionet po dekonspirohen”, theksoi ajo ndër të tjera.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.