E diel, 18 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Debati/Lëre se e sqaroj vetë Lulin unë (REPLIKAT)
Lajme

Debati/Lëre se e sqaroj vetë Lulin unë (REPLIKAT)


Gazetari i revoltuar me Bashën që iku dje nga Shqipëria, përplaset me zëdhënësen e PD: Lere se e sqaroj vetë Lulin unë (REPLIKAT)

Ditën e djeshme qarkulloi një foto e liderit të PD Lulzim Basha në avion, duke u larguar nga Shqipëria.

Kaq, ka mjaftuar që në radhët e demokratëve të plasin komentet.

Gazetari i njohur për qendrimet e tij pro opozitare por njëherazi kritikuese ndaj Bashës, Bledian Koka ka ironizuar nga rrjetet sociale.

“Fitore, Fitore, Fitore…
Dhe une qe pyesja pse e kishte lënë dje protestën…
p.s…po me 13 milionë eurot e vjehrrit bli një charter e të paktën mos u telendis në kët farë feje…”, ironzion me nota të forta sarkastike Koka.

Por menjëherë ka reaguar Ina Zhupa, zëdhënësja e Partisë Demokratike e cila i ka postuar përmes komentit aktivitetin ku do marrë pjesë Basha. Bëhet fjalë për një asamble në Bruksel- Belgjikë që do zgjasë tri ditë.

“Si qytetar, je i lirë tja fusësh kot, si gazetar i një media të nderuar dhe me një profil të ri investigativ mund të ishe lodhur pak më shumë për të gjetur destinacionin. Po të duash ta them edhe unë por më mirë kur bën gazetarin dhe e gjen vetë”, i shkruan Zhupa.

“Lere se e sqaroj me Lulin vete une skemi nevoje per ndermjetes dhe ti e di mire kete”, i përgjigjet gazetari Koka.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.