“Dëgjova të shtëna”, policia reagon për misterin e krismave në Elbasan
Policia e Elbasanit ka reaguar lidhur me ngjarjen e raportuar mbrëmjen e së premtes, më 28 Nëntor, për të shtëna me armë në lagjen “Vullnetari”.
Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 20:30, shtetasi F. P., 66 vjeç, ka kontaktuar Policinë duke deklaruar se kishte dëgjuar të shtëna me armë afër banesës së tij.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Pas këqyrjes së zonës ku dyshohet se janë kryer të shtënat, nuk u gjet asnjë gëzhojë, si dhe në pjesën e sipërme të banesës ku dyshohet se është qëlluar, nuk u gjet as predhë plumbi.
Policia bën me dije se hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorit.
“Elbasan/Më datë 28.11.2025, rreth orës 20:30, shtetasi F. P., 66 vjeç, ka njoftuar në Polici se kishte dëgjuar të shtënë me armë zjarri afër banesës së tij, në lagjen “Vullnetari”.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët nga këqyrja e vendit ku dyshohet se ishte qëlluar, nuk gjetën asnjë gëzhojë, si dhe në pjesën e sipërme të banesës ku dyshohet se ishte qëlluar një herë me armë zjarri, nuk u gjet predhë plumbi.
Vijon puna për sqarimin e rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



