E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deklarata ‘bombë’: Efektivë policie, të përfshirë në rrjetin e eskortave
Lajme

Deklarata ‘bombë’: Efektivë policie, të përfshirë në rrjetin e eskortave

Karamuço: Janë të përfshirë kokë e këmbë në këtë trafik!

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço ka hedhur dritë mbi përmasat e një tregu të padukshëm në Shqipëri, duke theksuar se aktiviteti i eskortave gjeneron shuma të mëdha parash çdo vit.

Ai u shpreh se kemi të bëjmë me një industri kriminale që, sipas përllogaritjeve të tij, prodhon të paktën 150 milionë dollarë në vit. Në periudhën e verës, kjo shifër rritet ndjeshëm, duke arritur deri në 200 milionë euro.

Duke shpjeguar më tej, Karamuço nënvizoi se këto të ardhura përfshijnë vetëm shërbimet direkte, ndërsa ndikimi real financiar është shumë më i gjerë: “Shkojnë deri në 300-400 milionë euro në vit me përfitimet e të tretëve për shkak të kësaj”.

Ai ngriti gjithashtu akuza të forta për përfshirje të elementëve brenda strukturave të sigurisë, duke theksuar: “Për disa oficerë policie, kjo veprimtari është biznes fitimprurës kriminal. Janë të përfshirë kokë e këmbë në këtë trafik”.

Sipas tij, gjatë sezonit veror fenomeni merr përmasa edhe më të mëdha, duke përfshirë edhe shtetas të huaj që vijnë për periudha të shkurtra: “Gjatë periudhës së beharit ne kemi pasur studente nga Franca dhe Britania që kanë prostituuar në Shqipëri, me vullnetin e tyre”.

Ai shtoi në emisionin Top Story se këto raste janë të lidhura kryesisht me qëndrime të përkohshme: “Kanë ardhur për turizëm, kanë prostituuar, kanë marrë ato lekë dhe kanë ikur. Kemi edhe nga kjo kategori”.

Deklaratat e Karamuços rikthejnë në vëmendje përmasat e këtij aktiviteti dhe sfidat që paraqet për institucionet ligjzbatuese, sidomos në një periudhë kur ekonomia informale mbetet një nga problemet më të mëdha në vend.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.