Deklarata e fortë: Arrestimi i Veliajt, aksion i drejtpërdrejt i Ramës
Analisti Arben Meçe, i ftuar në emisionin LOG në News 24, deklaroi se arrestimi dhe shkarkimi i ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është një aksion i drejtpërdrejtë i kryeministrit Edi Rama.
Ai shtoi se Partia Socialiste nuk e lejoi praninë e Veliajt në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, pasi sipas tij “nuk deshën ta shpinin në gijotinën e akuzës”.
“Nuk është aksioni i PS por është i drejtpërdrejt i Edi Ramës. Në historinë time 30-vjeçare Edi Ramën asnjëherë nuk e kam diskutuar si një person, i cili bën lëvizjen në boshllëk.
Lëvizjet e tij i ka sha-matë prandaj është atje ku është. Sot u kërkua, që Erion Veliaj të shkonte në Këshill Bashkiak. Dhe Teliti bëri një deklaratë: e duam Veliajn që t’ia numërojmë një nga një për ato që ka bërë.
Të parën unë e rrëzova me argument sepse nuk jemi në kushte gjykimi dhe për sa kohë nuk jemi në kushte gjykimi nuk domososhmëri prania e personit për të cilin debatohet. Ajo që ishte më e rëndësishme është pjesa e dytë. Dhe këta e donin Erion Veliajn pikërisht për pjesën e dytë.
Praktikisht PS nuk e shpuri Erion Veliajn në gijotinën e akuzës, por e tërhoqi dhe shkaku se përse ata nuk e shpunë sot ishte që të mos e ballafaqonin me këtë tendencë.”
Meçe tha se Rama mbetet i padiskutueshëm brenda PS dhe mund ta zëvendësonte Veliajn menjëherë.
“Edi Rama është një person, i cili sa fitoi zgjedhjet pushtetin e tij politik nuk ja cënon askush. Rama e zëvendësonte Veliajn që nesër me Ogerta Manastirlliun.”
Ai shtoi se veprimi i kryeministrit ishte më shumë politik sesa ligjor:
“Edi Rama nuk ndodhej në një presion të domosdoshëm, ku doli përpara opinionit publik dhe tha se ‘do e marrë unë përgjegjësinë politike’. Pse ai e bëri një gjë të këtillë? Ai prodhoi një artificë dhe tha që unë dua që të prevalojë interesi qytetar i Tiranës.
Sepse mua më duhet një kokë në Bashkinë e Tiranës për të mbajtur përgjegjësinë. Unë që nga momenti i parë nuk jam tek kjo, sepse për mua duhet të prevalojë elementi ligjor pastaj elementi i politikës.
Sepse mbrojtësi i elementit politik është ligji. Politika bie në populizëm dhe dëmton ligjin. Ligji nuk bie në populizëm por mbron dhe popullin edhe qytetarin.” tha Meçe.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



