Deklarata e fortë e Berishës: Sara Mila urdhëroi bandat të rrihnin kryebashkiakë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka drejtuar akuza të forta ndaj Sara Milës, duke e cilësuar atë “kriminele elektorale” dhe duke kërkuar dorëzimin e mandatit. Në një prononcim për mediat pas paraqitjes në SPAK, ku zbatoi masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”, Berisha ngriti pretendime për ndërhyrje në procesin zgjedhor përmes administratës publike, shpërndarjes së ndihmës ekonomike dhe përfshirjes së personave të lidhur me grupe kriminale.
Gjatë deklaratës së tij, kreu i PD-së përfshiu në akuzat edhe kryeministrin Edi Rama, duke pretenduar se ai kishte organizuar mijëra aktivitete paraelektorale dhe kishte përdorur shpërndarjen e ndihmës financiare për të ndikuar te votuesit.
Sipas Berishës, Rama kishte organizuar rreth 4300 aktivitete përpara zgjedhjeve, të cilat ai i konsideroi në kundërshtim me ligjin dhe me qëllim ndikimin në vullnetin e zgjedhësve.
Në mënyrë të veçantë, Berisha u ndal te Sara Mila, për të cilën pretendoi se kishte kërkuar dyfishimin ose trefishimin e ndihmës ekonomike në fshatrat e Peqinit, ndërsa e akuzoi edhe për përfshirjen e bandave në dhunën ndaj kryebashkiakëve të zonës.
“Është një kriminele elektorale. Superkriminel është Edi Rama, me të cilin jo që nuk merren, por e mbrojnë, sepse Rama shpërndau në mes të fushatës 100 euro për 760 mijë zgjedhës, në dhunim të ligjeve.
Në kundërshtim me ligjet, Rama organizoi 4300 aktivitete paraelektorale të ndaluara me ligj për të ndikuar tek zgjedhësit. Sara Mila është përgjegjëse se ka kërkuar 2-3-fishimin në fshatrat e Peqinit, apo ka futur bandat të rrahin kryebashkiakët e këtyre zonave.
Është një kriminele elektorale. Superkriminel është Edi Rama, me të cilin jo që nuk merren, por e mbrojnë, sepse Rama shpërndau në mes të fushatës 100 euro për 760 mijë zgjedhës, në dhunim të ligjeve.
Sara urdhëroi drejtoreshën e ndihmës sociale në Peqin të trefishojë ndihmat sociale, sepse i duheshin votat. Duhet të dorëzojë mandatin dhe të shkojë atje ku e meriton”, u shpreh Berisha.
Akuzat e Berishës ndaj Sara Milës dhe kryeministrit Rama janë pretendime të artikuluara prej tij në deklaratën për mediat dhe nuk përbëjnë konstatime të provuara me vendim gjyqësor.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



