E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deklarata e fortë: Olsi Rama ka Partizanin, Ergys Agasi ka Dinamon
Lajme

Deklarata e fortë: Olsi Rama ka Partizanin, Ergys Agasi ka Dinamon

Berisha: Po pastrohen paratë e drogës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për një hetim ndërkombëtar lidhur me atë që ai e cilëson si një skandal të rëndë që përfshin klubet shqiptare të futbollit.

Në deklaratën e tij, Berisha ngriti akuza të drejtpërdrejta ndaj figurave të lidhura, sipas tij, me drejtimin e disa prej klubeve kryesore në vend, duke përmendur edhe lidhje me familjarë të kryeministrit Edi Rama.

Deklarata e Berishës:

“Klubi Dinamo, pasi i morën 75 mijë metër katrorë tokë, ia plaçkitën, e transferuan në Durrës për Ergys Agasi City. Klubin Dinamo e kishte më parë një Paskuçi, në mos gaboj unë, është një tregtar i vjetër kafeje. Këtij, në mënyrat që i dinë vetë këta, e detyruan të shesë aksionet.

Po kush janë blerësit e aksioneve? Ergys Agasi dhe Soto Jr. Por, de facto është Ergys Agasi dhe pas saj vjen Agasi Manchester City. Pas kësaj vjen Agasi Akademia e Futbollit. Pra, shikoni se si kreu i Meduzës, se si kreu i organizatës kriminale, akaparoi dy klubet e mëdha sportive të vendit. Me Olsin, klubin Partizani që lajnë paratë nga mëngjesi në darkë. Me Gysin, klubin Dinamo.

Këtu janë të gjitha dokumentet e këtyre transaksioneve dhe veprimeve. Në çdo hap shkelje ligjore dhe mafioze për të cilat sigurisht do paraqiten para organeve të drejtësisë, por hetimi ndërkombëtar është i domosdoshëm.

Klubi Dinamo është një pasuri e madhe, dhe klubi Partizani janë në vetvete pasuri kombëtare, shfrytëzohen nga Olsi dhe Agasi.

Rastësi është kjo që familja Rama ka shtënë në dorë të dy klubet? Jo!

Aty lahen paratë e drogës në të dyja. Aty janë kthetrat e mafies mbi bastet sportive dhe bastet e tjera.

Dënoj këtë veprimtari kriminale të familjes Rama dhe tentakulave të saj”, tha Berisha.

Në vijim, ai i bëri thirrje edhe FIFA që të ndërmarrë një hetim urgjent ndërkombëtar për këtë çështje, duke e konsideruar situatën si të rëndë për integritetin e sportit në vend.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.