E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-lojtari i Kombëtare Shqiptare arrestohet në Francë për kokainë
Bota

Ish-lojtari i Kombëtare Shqiptare arrestohet në Francë për kokainë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin sportiv në Shqipëri. Ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare dhe i Partizanit, Olgert Muka, është arrestuar në Francë, ku akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.

Sipas raportimeve, 46-vjeçari nga Lushnja është kapur nga autoritetet franceze duke shitur kokainë. Rasti tashmë ndodhet në duart e drejtësisë franceze, e cila pritet të vendosë për masën e dënimit ndaj ish-futbollistit.

Në dëshminë e tij, Muka ka deklaruar se vështirësitë ekonomike e shtynë të përfshihej në këtë aktivitet të paligjshëm.

Olgert Muka e nisi karrierën futbollistike në akademinë e Lushnjës, për të vijuar më pas me Teutën, Dinamon, Bylisin, Flamurtarin, Partizanin, Besën dhe Memaliajn, ku edhe mbylli karrierën si lojtar.

Gjatë karrierës së tij ai fitoi Kupën e Shqipërisë me Dinamon dhe Superkupën e Shqipërisë me Partizanin.

Me fanellën e Kombëtares shqiptare, Muka regjistroi dy paraqitje në periudhën kur skuadra drejtohej nga trajneri Sulejman Demollari.

Arrestimi i tij ka shkaktuar reagime në opinionin sportiv, ndërsa priten zhvillime të tjera nga hetimet dhe procesi gjyqësor në Francë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.