Po Olsi Ramën çfarë e lidh me transferimin e Karimit te Barcelona?
Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, është rikthyer në qendër të vëmendjes, këtë herë jo për zhvillimet në futbollin vendas, por për një lëvizje që po ngjall pikëpyetje në arenën ndërkombëtare të merkatos. Emri i tij po përmendet si pjesë e negociatave që çuan Karim Adeyemin drejt Barcelonës, një transferim që ka bërë jehonë në mediat sportive.
Prania e Ramës në ambientet e klubit katalanas gjatë prezantimit të sulmuesit gjerman ka ngritur dyshime mbi rolin e tij real në këtë operacion. Fotot e publikuara nga vetë ai, ku shfaqet pranë presidentit Joan Laporta dhe figurave të rëndësishme të klubit, sugjerojnë një përfshirje më të thellë sesa një vizitë protokollare.
Në reagimin e tij publik, Rama thekson bashkëpunimin me superagjentin Jorge Mendes dhe Tino Taho, duke lënë të kuptohet se ka qenë pjesë e zinxhirit që realizoi marrëveshjen. Por sa vendimtar ka qenë roli i tij në këtë transferim? Dhe a është kjo një shenjë e hyrjes së tij në nivelet më të larta të merkatos europiane?
Ky zhvillim ka hapur diskutime mbi ndikimin e aktorëve shqiptarë në futbollin ndërkombëtar, duke ngritur pyetjen nëse po shohim një rritje reale të këtij ndikimi apo thjesht një përfshirje periferike në marrëveshje të mëdha.
Ndërkohë, lidhjet e Adeyemit me botën shqiptare nuk ndalen vetëm këtu. Marrëdhënia e tij me këngëtaren me origjinë shqiptare, Loredana, i jep kësaj historie një dimension tjetër që po tërheq interesin e publikut.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



