E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deklarata e fortë: Vlora Hyseni bashkëjetonte me Ron Yeffet
Lajme

Deklarata e fortë: Vlora Hyseni bashkëjetonte me Ron Yeffet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta në lidhje me marrëdhëniet e pretenduara mes ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, biznesmenit izraelit Ron Yeffet dhe Ergys Agasit.

Në një dalje për mediat, Berisha u ndal te pretendimet për raportet mes Hysenit dhe Agasit, duke thënë se ish-drejtuesja e SHISH, e pyetur për këtë çështje, ka mohuar të ketë pasur një marrëdhënie të veçantë me Agasin.

Sipas Berishës, Hyseni ka deklaruar se bashkëjetonte me biznesmenin Ron Yeffet. Kreu i PD-së tha se fillimisht e kishte konsideruar këtë deklaratë si një shaka, por më pas, sipas tij, kishte marrë informacion nga burime që i cilësoi të besueshme.

Duke u mbështetur te këto pretendime, Berisha hodhi idenë se SHISH mund të ketë qenë nën atë që ai e cilësoi si “kontroll të dyfishtë”, duke iu referuar Agasit dhe Yeffet.

Kryedemokrati e cilësoi situatën si një prej skemave më mafioze, duke e lidhur gjithashtu me sektorin e mbrojtjes dhe me pretendimet për përfshirjen e Yeffet në çështjen e gazit të Delvinës.

Berisha deklaroi:

“Vlora Hyseni e pyetur për lidhjet me Ergys Agasin ka mohuar të ketë ndonjë lidhje të veçantë me të. Ajo ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet. Në një anë Agasi, në një anë Yeffet. Kur e dëgjova këtë fjalë, mendova se ishte shpoti për lubinë, por burime të besueshme më thanë mua se ajo ka shprehur një të vërtetë ndaj SHISh ishte vënë në kontroll të dyfishtë, të Agasit dhe Yeffet. Kjo është një nga skemat më mafioze, vend anëtar i NATO-s që aplikon skenë të tillë në fushën e mbrojtjes, skemë mafioze. Është faktuar me regjistrime, përpjekja mafioze e Yeffet për të shtrirë dorën te gazi i Delvinës. Këto janë porosi dhe bashkërendim me Edi Ramën.”, tha ai.

Deklaratat e kreut të PD-së vijnë në një kohë kur emrat e Vlora Hysenit, Ergys Agasit dhe Ron Yeffet janë përmendur në zhvillime të ndryshme që lidhen me hetimet dhe aktivitetin e institucioneve shtetërore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.