E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deklarata e Metës, reagon Balla: Si president meriton shkarkimin, si politikan injorimin
Politikë

Deklarata e Metës, reagon Balla: Si president meriton shkarkimin, si politikan injorimin

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së presidentit Meta.

Përmes një postimi në facebook Balla deklaron se Partia Socialiste po pret të votohet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës.

Sipas Ballës, sot kemi një President që si njeri meriton keqardhje, si politikan meriton injorim, si president meriton vetëm shkarkim.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Ne po presim të votojmë Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij dhe do të presim pastaj raportin e Komisionit për të miratuar shkarkimin, të cilin natyrisht do ta shqyrtojë Gjykata Kushtetuese, por deri atëherë jemi të vetëdijshëm se do të kemi një President që si njeri meriton keqardhje, si politikan meriton injorim, si president meriton vetëm shkarkim! Dhe për sjelljen prej gaztori cirku sot dhe gjatë gjithë këtyre kohëve, meriton vetëm përqeshje popullore!”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.