Deklarata e Von der Leyen në Prishtinë: Kosova të nisë zbatimin e Asociacionit, Serbia të pranojë njohjen de-facto
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të punojnë për normalizimin e marrëdhënieve.Von der Leyen i kërkoi Prishtinës të nisë zbatimin e Asociacionit, ndërsa Serbia të pranojë njohjen de-facto të Kosovës.
“Ftojmë edhe Kosovën ta nisë procedurën për zbatimin e Asociacionit, kurse Serbia duhet të pranojë njohjen de-facto. Kjo është mënyra e vetme për të shkuar përpara”, tha presidentja e KE-së në një konferencë me Presidenten Vjosa Osmani.
Sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, ajo u shpreh se është një momentum i ri në raportin BE-Kosovë.
Presidentja e Komisionit Evropian shtoi se BE është shumë e zotuar për të ardhmen e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



