E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dekorimi i Fratinit/ Berisha e Basha ulur afër Ballës, Meta bën ‘bashkë’ politikanët shqiptarë
Politikë

Dekorimi i Fratinit/ Berisha e Basha ulur afër Ballës, Meta bën ‘bashkë’ politikanët shqiptarë

Një ceremoni e organizuar nga presidenti Ilir Meta ka bërë bashkë zëra të rëndësishëm të politikës shqiptare, si nga PD dhe PS.

Kështu, gjatë ceremonisë zyrtare të vlerësimit të ish-ministrit të Jashtëm italian, Franco Frattini me Dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, ishin të pranishëm ish-kryeministri Sali Berisha, lideri i PD-së Lulzim Basha, ndërsa kishte përfaqësues edhe nga kampi i socialistëve.

Të pranishëm në sallë ishin edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, apo dhe deputeti i PD-së Tritan Shehu. Pavarësisht se mes socialistëve dhe opozitës ka pasur përplasje në distancë për një sërë çështjesh që ‘ziejnë’ këto ditë, ata i kanë lënë mënjanë konfliktet politike.

Gjatë fjalës së tij presidenti Meta vlerësoi kontributin e Frattinit për mbështetjen e Italisë. Ndërkohë, vet ish-ministri italian teksa falënderoi për dekoratën presidentin Meta, theksoi se ai do të jetë avokati i Shqipërisë për progresin e saj në BE.

“U jam mirënjohës për dekorimin. Do jem avokati juaj per progresin. Nuk ka asnje pengese per progresin. Shqiperia rol kyç ne Ballkan. Duhet unitet politik. Anetaresimi ne NATO shenoi nje gur themeli. Shikoj nje progres te madh te Shqiperise. Shqiperia ka vetem nje rruge, te jete ne BE. Gjej ne Tirane shume miq”, tha Frattini.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.