Del audio-përgjimi që tregon lidhjet e Fatmir Shehollit me serbët
Në një regjistrim audio të publikuar nga RTK, analisti i arrestuar për dyshimet e spiunazhit, Fatmir Sheholli, dëgjohet duke diskutuar me dy persona lidhjet e tij me Listën Serbe dhe me terroristin Milan Radoiçiç.
Në bisedë, Sheholli thotë qartë: “Miku im i madh është Radoiçiç”.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njoftoi se pas hetimeve intensive disa mujore, Sheholli është arrestuar nga njësitë e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës, nën dyshimet për veprën penale të spiunazhit.
Gjithashtu, gjatë ditës së enjtes, policia kreu bastisje në banesën e tij, duke konfiskuar prova materiale që lidhen me hetimet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



