Del foto e Denis Lokës, që vra nga kushërinjtë në Athinë
Fotografia e Denis Lokës, 28-vjeçarit që u vra me thikë në lagjen Kipseli të Athinës, është publikuar pas ngjarjes tragjike që ndodhi mbrëmjen e së hënës.
Ai u sulmua nga kushërinjtë e tij, Enis dhe Aleksandros Loka, të cilët janë 17 dhe 19 vjeç. Ngjarja u regjistrua nga kamerat e sigurisë të bizneseve përreth, duke treguar se si vëllezërit fillimisht u përleshën fizikisht me Denisin para se ta vrisnin. Rreth orës 22:50, efektivët e Policisë Rrugore, që po lëviznin pranë kryqëzimit të rrugëve Chania dhe Patisia, panë Denisin të shtrirë përtokë dhe njoftuan menjëherë emergjencën.Vëllezërit Loka kanë pretenduar se Denisi i kishte abuzuar seksualisht gjatë fëmijërisë së tyre në Shqipëri.
Kur u takuan, ata debatuan për ngjarjet e së kaluarës, dhe ndonëse viktima tentoi t’i qetësojë, situata degjeneroi në një sherr, që rezultoi në plagosjen fatale të tij. Pas ngjarjes, ata u vetëdorëzuan në komisariatin e Kipselit, ku 17-vjeçari mori përsipër vrasjen.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



