E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Del foto e viktimës që u qëllua me armë në Elbasan
Lajme

Del foto e viktimës që u qëllua me armë në Elbasan

Personi në foto është Madrit Ulqinaku 25 vjeç i cili u vra me armë zjarri këtë mbrëmje ne qytetin e Elbasanit.

Autori i dyshuar është K.Sh., 20 vjeç i cili ka qëlluar për vdekje Ulqinakun pas një konflikti çasti.

Policia ka rrethuar zonën dhe vijon krehjen e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Njoftimi i Policisë

Më datë 17.08.2022, rreth orës 21:50, në lagjen “Kongresi”,  Elbasan, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa të rinjve, dyshohet se shtetasi K.SH, rreth 20 vjeç,  ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi M. U., rreth 25 vjeç, banues në Elbasan.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor.

Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen  dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.