Del foto, ja si dukej Fatos Nano para ndarjes nga jeta
Pas një periudhe të gjatë heshtjeje publike, Fatos Nano, ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Socialiste, është shfaqur sërish në një foto të rrallë që po qarkullon në media.
Prej vitesh, Nano kishte zgjedhur të mbante një profil të ulët, duke u shkëputur pothuajse plotësisht nga jeta politike dhe publike. Pamjet e tij të fundit janë të rralla, ndërsa daljet mediatike mungojnë prej kohësh.
Nano shihet pas një dreke miqësore me Taulant Ballën dhe Gramoz Ruçin, dy prej bashkëpunëtorëve dhe miqve më të afërt të tij ndër vite.
Ish-kryeministri vazhdonte të mbantr kontakte të ngushta vetëm me një rreth të kufizuar personash, mes të cilëve nuk mungojnë figurat e vjetra të Partisë Socialiste.
Fatos Nano, i njohur si njeriu që modernizoi PS-në dhe i dha një frymë të re politikës shqiptare në fillim të viteve 2000, vijon të mbetet një figurë enigmatike për publikun shqiptar, ndërsa çdo dalje e tij zgjon interes dhe nostalgji.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



