E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Del foto e  autorit tê dyshuar për atentatin ndaj Prokurorit Ndoja
Publik News

Del foto e autorit tê dyshuar për atentatin ndaj Prokurorit Ndoja

Personi që shihni në fotot e mësipërme është Arjol Halilaj, një prej autorëve të dyshuar si pjesë e atentatit të ndodhur në nëntor 2019 te mbikalimi i Shkozetit, ku u plagos Prokurori Arjan Ndoja, Landi Muharremi dhe humbi jetën shoferi i tij Andi Maloku.

Mësohet se grupi i hetimit, i përbërë nga specialistë të Departamentit të Policisë Kriminale, Sektorit të Krimeve të Rënda në DVP Durrës, nën drejtimin e SPAK ka siguruar provat e nevojshme dhe ka bërë të mundur ndalimin e 29 vjeçarit Arjol Halilaj lindur në Skrapar dhe banues në Durrës.

Sipas Policisë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar për 29 vjeçarin Halilaj masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit e kryer në rrethana cilësuese”. Nga të dhënat e zbuluara në telefonin e të dyshuarit tjetër për atentatin, Redjan Rrajës, janë gjetur disa biseda që kanë zbuluar Arjol Halilajn, i cili sipas njoftimit të Policisë ka ndihmuar autorët që të largohen nga vendngjarja pas atentatit.

Në foto shihet jeta luksoze e të dyshuarit Arjol Halilaj, me makina të shtrenjta si Hummer, Ferrari e BMW X6, ndërsa nuk mungojnë festat me shampanjë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.