Del FOTOJA e Xhino Agos, ish-ortakut të Mondi Mëhallës

Personi që shihni në foto është ish-ortaku i biznesmenit Mondi Mëhalla.
Xhino Ago, i cili ka qenë partner në biznesin e makinave me qira, tani akuzohet si i përfshirë në një vrasje.
Policia e Elbasanit njoftoi se, gjatë operacionit të koduar “Strike”, janë arrestuar Xhino Ago, ish-ortaku i viktimës, dhe Kujtim Pisha, roja i karburantit në pronësi të Mëhallës. Ndërkohë, për Marselo Arani dhe Armando Kola është shpallur urdhër-arrest.
Biznesmeni Mëhalla ishte pronar i disa bizneseve, përfshirë club-in “Hollywood Lounge Bar”, pikën e karburantit “Xhaxhi Oil” dhe kompaninë e taksive dhe transportit “El-Taxi”.
Roli i të përfshirëve në ngjarje:
-
Xhino Ago – ish-ortak i Mëhallës, i dyshuar si porositës i krimit
-
Kujtim Pisha – roja i karburantit, bashkëpunëtor në krim
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



