Del fotoja, kjo është infermierja që vdiq në aksidentin në Gramsh
Është publikuar fotografia e infermieres që humbi jetën tragjikisht një ditë më parë në një aksident rrugor të ndodhur në Gramsh. Bëhet fjalë për Dëshira Hoxhën, infermiere dhe nënë e tre fëmijëve, humbja e së cilës ka tronditur familjen, kolegët dhe komunitetin ku ajo shërbente prej vitesh.
Pas ngjarjes së rëndë, Urdhri i Infermierit të Shqipërisë ka reaguar me një mesazh ngushëllimi, duke shprehur dhimbjen për ndarjen e parakohshme nga jeta të koleges së tyre. Në deklaratën zyrtare, theksohet se Dëshira Hoxha ishte një profesioniste e përkushtuar, e cila për pesë vite me radhë shërbeu me humanizëm dhe përgjegjësi në fshatin Kabash të Bashkisë Gramsh.
Institucioni nënvizon se ajo la pas një shembull dinjitoz të misionit infermieror, ndërsa kujtimi dhe kontributi i saj do të mbeten të gjalla në komunitetin shëndetësor.
“Në këto momente të dhimbshme, shprehim ngushëllimet tona për familjen, të afërmit dhe kolegët. Kujtimi i saj do të mbetet i paharruar”, thuhet në reagimin e Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë.
“Urdhri i Infermierit të Shqipërisë shpreh dhimbjen dhe trishtimin e thellë për humbjen e parakohshme të jetës së infermieres Dëshira Hoxha, e cila u nda nga jeta pas një aksidenti tragjik.
Një profesioniste e përkushtuar, bashkëshorte dhe nënë e tre fëmijëve, Deshira shërbeu për 5 vite me radhë me dinjitet, përkushtim dhe humanizëm ndaj komunitetit të fshatit Kabash, në Bashkinë Gramsh, duke lënë pas një shembull fisnik të misionit infermieror.
Në këto çaste të dhimbshme, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe kolegët.
Kujtimi i saj do të mbetet i gjallë dhe i paharruar.”, shprehet Urdhri i Infermierit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



