E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gramsh/  Zjarret shkrumbojnë Liqenin e Zambakë
Lajme

Gramsh/ Zjarret shkrumbojnë Liqenin e Zambakë

Evakuohen fshatra, rrezikohen dhjetëra banesa

Situata nga zjarret në njësinë administrative Skënderbegas, Gramsh, mbetet kritike. Sipas burimeve zyrtare, flakët kanë përfshirë edhe Liqenin e Zambakëve, një nga atraksionet më të vizituara turistike të zonës, i cili tashmë ka pësuar dëme të rënda.

Aktualisht mbi 10 vatra aktive po digjen në territor, përfshirë edhe fshatin Ermenj. Forcat e Armatosura, zjarrfikësit e qarkut Elbasan dhe ekipet e bashkisë po punojnë nga toka dhe ajri për të shuar flakët, ndërsa era e fortë po favorizon përhapjen e tyre drejt zonave të tjera.

Gjatë ditës së sotme është kryer evakuimi i fshatit Nartë, ndërsa në rrezik ndodhen edhe Mukaj dhe Sojnik, në njësinë administrative Kukur. Autoritetet paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet gjatë mbrëmjes nëse intensiteti i erës rritet.

Ende nuk ka një bilanc të saktë të bagëtive të ngordhura, por raportohet se shumë prej tyre janë gjetur të djegura në stalla dhe në pyll. Bashkia Gramsh ka ngritur dy ekipe në terren për varrosjen e tyre, me qëllim parandalimin e ndonjë epidemie.

Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të ndjekin udhëzimet e emergjencës civile, ndërsa operacionet për shuarjen e flakëve vijojnë pa ndërprerje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.