Del në kushte të rënduara psikologjike në gjyq Lulzim Cuku. Ja pamjet nga gjykata
Ka dalë sot në gjyq për masën e sigurisë në kushte të rënduara psikologjike Lulëzim Cuku, personi që i mori jetën gruas së tij disa ditë më parë në banesën e tyre në Xhafzotaj. Korespondenti i Panorama që ka siguruar pamjet nga gjykata e Durrësit, thotë se Cuku duket tejet i çorientuar dhe nuk i është përgjigjur asnjë pyetjeje të gjyqtarit.
Cuku vrau ditën e shtunë në darkë bashkëshorten e tij Manjola Cuku, pak ditë pasi kishte ardhur nga emigracioni.
Pranë trupit të viktimës policia gjeti tre fëmijët e saj.
Manjola Cuku rezultonte me urdhër mbrojtje nga gjykata e Durrësit.
Burimet thanë për Panorama se shkak i ngjarjes ka qenë xhelozia e bashkëshortit i cili jetonte jashtë vendit. Pas sherrit mbrëmjen e të shtunës, ai e qëlloi me thikë dhe e kyçi në tualet e më pas u largua për tu vëtëdorëzuar disa orë pas krimit.
Është shfajësuar në gjykatë duke e treguar edhe një herë se xhelozia ka qenë ajo që e ka shtyrë të vrasë gruan Lulëzim Cukun.
Ndërsa gjykata e la në arrest me burg, Cuku, i cili u paraqit në kushte të rënduara psikologjike në sallën e gjyqit, ka shpjeguar gjendjen në të cilën ndodhej me bashkëshorten e tij të ndjerë Manjola Cukun.
“Prej tre muajsh kemi nisur te debatojme. Kisha arsye se kisha gjetur gjera te cuditshme ne shtepi qe me benin te dyshoja se me tradhetonte. Vjehrri me tha qe shtepia eshte kthyer ne vend drogaxhinjsh, prandaj vendosa ta merrja me vete ne Greqi. Por ajo nuk pranoi”, ka thënë në sallën e gjyqit Lulëzim Cuku.

Cuku vrau ditën e shtunë në darkë bashkëshorten e tij Manjola Cuku, pak ditë pasi kishte ardhur nga emigracioni.
Pranë trupit të viktimës policia gjeti tre fëmijët e saj.
Manjola Cuku rezultonte me urdhër mbrojtje nga gjykata e Durrësit.
Burimet thanë për Panorama se shkak i ngjarjes ka qenë xhelozia e bashkëshortit i cili jetonte jashtë vendit. Pas sherrit mbrëmjen e të shtunës, ai e qëlloi me thikë dhe e kyçi në tualet e më pas u largua për tu vëtëdorëzuar disa orë pas krimit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



