E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Del parashikim i parë zyrtar i BE për pasojat e pandemisë: Tronditje e paparë për Europën
Publik News

Del parashikim i parë zyrtar i BE për pasojat e pandemisë: Tronditje e paparë për Europën

Bashkimi Evropian parashikon “recesion të përmasave historike këtë vit”, për shkak të ndikimit të pandemisë së koronavirusit.

Sipas parashikimit te parë zyrtar të dëmit nga pandemia thuhet se ekonomia e BE-së do të tkurret për 7.5 për qind këtë vit, përpara se të rritet për rreth 6 për qind vitin e ardhshëm.

Eurozona – grup prej 19 vendeve që përdorin monedhën euro – do të pësojë rënie ekonomike për 7.75 për qind, ndërsa do të rritet për 6.25 për qind më 2021.

“Evropa po përjeton një tronditje ekonomike, të paparë që nga Depresioni i Madh”, tha përmes një deklarate komisionari për Ekonomi i BE-së, Paolo Gentiloni.

Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, koronavirusi ka prekur mbi 1.1 milion njerëz në Evropë dhe ka vrarë mbi 137,000.

Masat e izolimit që i kanë ndërmarrë vendet për të frenuar përhapjen e koronavirusit, kanë dëmtuar shpenzimet e konsumatorit, prodhimin industrial, investimet, tregtinë, flukset e kapitalit dhe zinxhirët e furnizimit.

Ato po ashtu kanë ndikuar vendet e punës.

Norma e papunësisë në BE parashihet të rritet nga 6.7 për qind sa ka qenë në vitin 2019, në 9 për qind këtë vit, ka thënë Komisioni Evropian. rel

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.