E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Del  video e portugezit që vrau biznesmenin Nikulaj  nga një kafene në Shkodër
Lajme

Del video e portugezit që vrau biznesmenin Nikulaj nga një kafene në Shkodër

VIDEO

Ruben Saraiva, portugezi që ka ekzekutuar biznesmenin dhe politikanin Ardian Nikulaj dinte shqip dhe këtë e tregojnë edhe provat e reja.

Portugezi që kishte 2 muaj që ishte zhvendosur në Shqipëri, jetonte mes Lezhës dhe Shkodrës. Por siç ndodh rëndom me të huajt, edhe ai fjalët e para që kishte mësuar ishin disa të shara shqip.

Në një video të publikuar së fundmi në media, Ruben shfaqet duke folur dhe sharë shqip. Kjo video amatore është filmuar në një lokal në Shkodër, që portugezi kishte vizituar pak ditë para se të ekzekutonte biznesmenin në lokalin e tij në Shëngjin.

Portugezi Saravia, i cili kreu edhe vrasjen e Nikulajt është larguar nga Shqipëria nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës. Në sistem ai rezulton të jetë ende në Greqi por hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë e largimit nga aty ilegalisht.

Ruben Saraiva dhe anglezi Harry Simpson janë të vetmit e përfshirë në vrasjen e Nikulajt që ende nuk janë arrestuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.