E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Delirantë, injorantë dhe dështakë”, Rama ofendon rëndë protestuesit
Lajme

“Delirantë, injorantë dhe dështakë”, Rama ofendon rëndë protestuesit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me tone të forta ndaj protestave dhe thirrjeve për dorëheqjen e tij, duke përjashtuar çdo mundësi ndryshimi të sistemit përmes presionit nga rruga.

Në një komunikim live në rrjetet sociale, kreu i qeverisë u shpreh se zhvillimet e fundit nuk përbëjnë rrezik për strukturën politike në vend, ndërsa përdori një gjuhë të ashpër ndaj kritikëve dhe protestuesve.

Duke u ndalur te situata në bulevard dhe simbolika e protestave, Rama theksoi se reflektimet e tij personale do t’i ndajë në vijim, por nënvizoi ndarjen e qartë mes dy realiteteve që, sipas tij, përfaqësojnë të tashmen dhe të shkuarën.

“Nuk kthehet më përmbys ky sistem, edhe pse duan ta kthejnë disa korba. Për çfarë kam reflektuar personalisht nga pasqyra e bulevardit të flamingove është temë tjetër dhe do ta ndaj me të gjithë në ditët në vijim. Por ai bulevard është për mua qartësisht i ndarë. Historia e flamingove është historia e Shqipërisë së re, ndërsa historia e sorrave nuk ka lidhje me të ardhmen, është vetëm e shkuara që vjen në forma shumë të rrezikshme dhe shqetësuese, po të shohim historinë. Ekstremet e majta e të djathta që vijnë për të sjellë përmes delirantësh, injorantësh dhe dështakë-zemërakësh, më të keqen. Sorrat e korbat shajnë e ofendojnë dhe ju duket se po ndryshojnë botën, asgjë nuk ndryshojnë ata”, deklaroi ai.

Deklaratat e kryeministrit vijnë në një moment tensioni politik dhe protestash të vazhdueshme, ndërsa përplasja e narrativave mes mazhorancës dhe kundërshtarëve të saj vijon të thellohet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.