E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Demokratët Europianë thirrje Ramës: Zbrit dhe dëgjo studentët
Bota

Demokratët Europianë thirrje Ramës: Zbrit dhe dëgjo studentët

Partia Demokratike Europiane (EDP) ka reaguar për zhvillimet e tensionuara gjatë protestës studentore në Tiranë, duke i kërkuar kryeministrit Edi Rama të dëgjojë kërkesat e të rinjve dhe të angazhohet për dialog.

Në deklaratën e saj, partia europiane shprehet e shqetësuar për pamjet nga protesta, ku, sipas reagimit, janë përdorur ujëhedhëse dhe gaz lotsjellës, ndërsa janë kryer edhe arrestime.

EDP u bën thirrje forcave të policisë të tregojnë përmbajtje dhe të respektojnë proporcionalitetin gjatë ndërhyrjeve. Në të njëjtën kohë, ajo kërkon që protestuesit të shmangin dhunën dhe të ruajnë karakterin paqësor të tubimit.

EDP: Rama duhet të dëgjojë kërkesat e studentëve

Mesazhi më i drejtpërdrejtë i partisë i drejtohet kryeministrit Edi Rama. EDP i kërkon atij të dalë nga izolimi politik, duke përdorur shprehjen “kulla e tij e fildishtë”, dhe të përballet me shqetësimet e studentëve.

Në reagimin e plotë, partia thekson:

“Sot në Tiranë, studentët që protestonin për ndryshim u përballën me ujëhedhëse, gaz lotsjellës dhe arrestime. Këto pamje janë thellësisht shqetësuese. Protestuesit duhet të qëndrojnë paqësorë, ndërsa policia duhet të tregojë përmbajtje dhe proporcionalitet në përdorimin e forcës.

Kryeministri Edi Rama duhet të zbresë nga kulla e tij e fildishtë, të dëgjojë studentët dhe t’u përgjigjet kërkesave të tyre legjitime për llogaridhënie, transparencë dhe ndryshim.

E ardhmja europiane e Shqipërisë nuk mund të ndërtohet mbi shtypjen apo arrogancën, por mbi dialogun, të drejtat themelore dhe përgjegjësinë demokratike”, thuhet në deklaratën e EDP-së.

Integrimi europian dhe përgjegjësia demokratike

Sipas partisë, rruga europiane e Shqipërisë nuk mund të mbështetet vetëm te objektivat politike, por duhet të shoqërohet me respektimin e të drejtave themelore, dialogun dhe përgjegjësinë e institucioneve.

Reagimi vjen pas një dite protestash të shoqëruara me përplasje në disa zona të Tiranës, ndërhyrje të policisë dhe dëmtime të pronës publike.

EDP kërkon që autoritetet të marrin parasysh kërkesat e studentëve, ndërsa u bën thirrje të gjitha palëve të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.