Demokratët Evropianë ‘shuplakë’ të fortë klasës politike shqiptare
Shqipëria ka nevojë për një kapitull të ri
Demokratët Evropianë (PDE/EDP) kanë reaguar përmes një video-postimi lidhur me protestën masive të zhvilluar mbrëmjen e 4 korrikut në bulevardin përpara Kryeministrisë në Tiranë.
Në reagimin e tyre publik, të shoqëruar me pamje nga sheshi i mbushur me qytetarë, ata artikulojnë kritika të forta ndaj klasës politike dhe qeverisë, duke theksuar se drejtimi është humbur dhe se opozita reale tashmë ndodhet te qytetarët.
Sipas tyre, vendi ndodhet në një moment që kërkon ndryshim të thellë dhe hapje të një kapitulli të ri politik dhe demokratik.
“Në natën e 35-të të protestave, Tirana dëshmoi pjesëmarrjen më të madhe deri më sot. Kjo nuk është zhurmë; është një thirrje demokratike për zgjim. Një qeveri që refuzon madje edhe të dialogojë me qytetarët e saj ka humbur busullën demokratike. Një opozitë që nuk arrin t’i kuptojë dhe t’i përfaqësojë plotësisht ata është po aq jashtë ritmit me realitetin. Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë dyer të mbyllura, politikë të konsumuar apo heshtje të imponuar. Ajo ka nevojë për një kapitull të ri demokratik: evropian, transparent, guximtar, me përgjegjshmëri dhe, më në fund, të denjë për njerëzit e saj”, thuhet në reagimin e Demokratëve Evropianë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



