E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denar Biba:Nesër unë do të shkoj të votoj!
Politikë

Denar Biba:Nesër unë do të shkoj të votoj!

Denar Biba nënkryetari i KQZ-së, ka deklaruar së fundmi se zgjedhje a votime qofshin ato nesër të 30 qershorit, sërish mbeten të rëndësishme, ndaj nuk duhen bojkotuar.

“Po, ashtu, në ato bashki ka vetëm votim e jo zgjedhje, dhe kjo është për të ardhur keq. Por zgjedhje a votime qofshin ne gati 50% të zonave, sërish mbeten të rëndësishme, ndaj nuk duhen bojkotuar. Ne (shqiptarët) nuk duhet te humbin shprehitë tona demokratike.”, shprehet Denar Biba.

Reagimi i plotë: 

Ne date 30 qershor, une do te shkoj te votoj! Po c’ka per te zgjedhur ne 30 bashki ku eshte regjistruar vetem 1 kandidat?-do te pyese me te drejte ndonje.

Po, ashtu, ne ato bashki ka vetem votim e jo zgjedhje, dhe kjo eshte per te ardhur keq. Por zgjedhje a votime qofshin ne gati 50% te zonave, serish mbeten te rendesishme, ndaj nuk duhen bojkotuar. Ne (shqiptaret) nuk duhet te humbin shprehite tona demokratike.

Akoma me tej, ne duhet te respektojme shtetin e se drejtes, i cili kerkon qe rregullat te prevalojne mbi pazaret politike e qe, pa te cilin, demokracia ka tendence te degradoje ne sundim te shumices mbi pakicen.

Dhe se fundi, duhet te votojme edhe sepse procesi zgjedhor, edhe aty ku ka vetem 1 kandidat, ka edhe nje komponent tjeter, absolutisht te rendesishem. Te zgjedhurit vendore permes votimit qytetar formalizojne marrjen e detyres.

Sepse kryebashkiaket tane emerohen nga ne, votuesit e tyre. Vetem keshtu i bejme ata te pergjegjshem dhe mund t’ju kerkojme llogari per premtimet dhe menaxhimin e parave publike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.