“Dënim me burg”, Gjykata merr vendimin për motrat Berisha
Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për motrat Mariela dhe Antonela Berisha, të cilat u dënuan për dhunën brutale ndaj blogeres Klea Prenga, ngjarje kjo që tronditi opinionin publik në gusht të vitit 2024.
Mariela Berisha u dënua me 3 vite burg, vendim që u ul në 2 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ndërkohë, Antonela Berisha mori 3 vite shërbim prove, që u reduktuan në 2 vite, gjithashtu për shkak të përfitimit nga gjykimi i shkurtuar.
Motrat Berisha ishin fillimisht në kërkim, por u vetëdorëzuan në polici dy muaj pas ngjarjes së dhunshme.
Klea Prenga u sulmua në mënyrë brutale gjatë një darke në një restorant në kryeqytet, ku u godit me sende të forta për motive të cilat cilësohen si banale, duke lënë gjurmë të thella fizike dhe psikologjike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



