Dennis Buzukja tërbon keq serbët në mes të Beogradit
Skandal tronditës në eventin e UFC,
Hyri me flamurin kuqezi, shpërthejnë thirrjet ‘Vrisni shqiptarët’
Eventi i UFC-së i zhvilluar në Beograd është shoqëruar me incidente të rënda, ku në qendër të vëmendjes ka qenë sportisti me origjinë shqiptare, Dennis Buzukja.
Momenti më i tensionuar u regjistrua gjatë hyrjes së tij në “Beograd Arena”, ku Buzukja mbante flamurin kuqezi mbi supe. Një pjesë e tifozëve vendas reaguan me thirrje fyese dhe slogane me përmbajtje urrejtjeje, duke krijuar një atmosferë të papranueshme për një event sportiv ndërkombëtar.
Sipas raportimeve, nga tribunat u dëgjuan brohoritje të rënda kundër shqiptarëve, ndërsa nuk munguan edhe thirrjet politike, përfshirë sloganin “Kosova është Serbi”, çka shtoi më tej tensionin në sallë.
Në aspektin sportiv, Buzukja u përball me luftëtarin serb Bogdan Grad në kategorinë featherweight. Ndeshja u zhvillua në një klimë të ngarkuar emocionalisht, ndërsa në përfundim gjyqtarët vendosën t’i japin fitoren sportistit vendas.
Vendimi u prit me entuziazëm nga publiku serb, i cili shpërtheu në festë, ndërsa incidentet jashtë aspektit sportiv lanë një hije të fortë mbi organizimin e eventit dhe standardet e tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



