E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dënohet me 14 vite burg “kimisti i drogës” në Frakull të Fierit
Lajme

Dënohet me 14 vite burg “kimisti i drogës” në Frakull të Fierit

Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 14 vite burgim shtetasin Saimir Rodrigez, i njohur si “kimisti i drogës” në zonën e Frakullës, në Fier. Vendimi është dhënë në mungesë të tij, ndërsa autoritetet shqiptare janë në pritje të procedurave për ekstradimin.

Sipas vendimit gjyqësor, Samir Rosales Rodriguez u gjet fajtor për disa vepra të rënda penale që lidhen me trafikun e narkotikëve dhe aktivitetin kriminal të organizuar. Konkretisht, ai u dënua për “trafikim të narkotikëve” të kryer në bashkëpunim, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, si dhe për pjesëmarrje në “grup të strukturuar kriminal” dhe “kryerje të veprave penale nga organizata kriminale”.

Hetimet kanë evidentuar rolin e tij kyç në përpunimin e lëndëve narkotike, duke e vendosur atë në qendër të aktivitetit të paligjshëm që operonte në zonën e Fierit dhe më gjerë. Autoritetet theksojnë se operacionet kundër grupeve të tilla mbeten prioritet në luftën ndaj krimit të organizuar.

Ndërkohë, pritet që në vijim të procedurave ndërkombëtare, Rodriguez të ekstradohet drejt Shqipërisë për të vuajtur dënimin e dhënë nga drejtësia shqiptare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.