E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denoncim/ Rezervuari rrezikon të çahet dhe të shkaktojë cunam
Lajme

Denoncim/ Rezervuari rrezikon të çahet dhe të shkaktojë cunam

I ftuar në emisionin “360 Gradë” në Ora News, ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, në vijimim të diskutimit për temën “Të vajtojmë përmbytjet apo të brohorasim shpëtimtarët?”, ka denoncuar rastin e rezervuarit të Manskurisë i cili rrezikon të çahet dhe të shkaktojë cunam.

“Rezervuari i Manskurisë që është nën administrimin e Bashkisë së Durrësit është duke u çarë dhe po u ça do të marrë përsipër gjithë plazhin e Golemit dhe gjithë ato ndërtime hotele dhe pallate do të përmbyten nga një cunam i të vërtetë”.

Më tej Panariti ka thënë se këto basene të mëdha ujore nuk mund tu lihen nën administrim pushtetit lokal.

“Kush do ta mirmbajë rezervuarin Bashkia e Durrësit? Absolutisht. Nuk mund të lihen rezervuaret dhe basenet nën administrimin e pushtetit lokal”, ka deklaruar Edmond Panariti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.