E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
DENONCIMI/ 20 familje në mjerim në Gjutaj të Kukësit
Denoncime

DENONCIMI/ 20 familje në mjerim në Gjutaj të Kukësit

  Tubat prej një viti në përrua, Bashkia thotë “s’ka fond”

40ef0e57-aa7b-441a-8171-f9b28bac9215

Një denoncim i fortë ka mbërritur në redaksinë e Publik Media nga banorët e lagjes Gjutaj, në fshatin Shtrez, pjesë e Njësisë Administrative Shishtavec, Bashkia Kukës.

Sipas banorëve, rreth 20 familje jetojnë prej më shumë se një viti në kushte të rënda, ndërsa një problem jetik për komunitetin vijon të mbetet pa zgjidhje.

Pamjet e dërguara në redaksinë tonë tregojnë tuba betoni të hedhur në shtratin e përroit dhe pranë rrjedhës së ujit, disa prej tyre të dëmtuar dhe të braktisur mes gurëve e mbetjeve. Sipas denoncuesve, tubat janë dërguar nga Bashkia Kukës prej më shumë se një viti për realizimin e ndërhyrjes, por punimet nuk kanë përfunduar.

“Jemi 20 familje në mjerim. Ka më shumë se një vit që Bashkia i ka sjellë tubat për ta bërë, por kryetari Albert Halilaj thotë se nuk ka fond”, shkruajnë banorët në mesazhin drejtuar Publik Media.

Banorët akuzojnë drejtpërdrejt drejtuesin e Bashkisë Kukës për neglizhencë dhe premtime të pambajtura. Në denoncimin e tyre nuk mungon as ironia e fortë për shpenzimet miliona euro për evente, ndërsa, sipas tyre, një komunitet në zonën e Shishtavecit pret prej më shumë se një viti një investim bazik.

“Me këto pamje përshëndesim Edi Ramën dhe kryetarin tonë Albert Halilaj. Neve na paska munguar koncerti 4 milionë euro, ndërsa këtu 20 familje presin prej një viti”, shprehen me ironi banorët.

Fotot e mbërritura në Publik Media ngrenë pikëpyetje serioze: Përse janë transportuar tubat në zonë nëse Bashkia Kukës nuk kishte fond për realizimin e veprës? Sa para janë shpenzuar deri tani? A ekziston një projekt dhe preventiv për ndërhyrjen? Kush mban përgjegjësi për materialet e lëna prej muajsh në shtratin e përroit?

Publik Media i bën thirrje Bashkisë Kukës dhe kryetarit Albert Halilaj të japin një sqarim publik për denoncimin e banorëve të lagjes Gjutaj. Deri atëherë, pamjet flasin vetë: tubat janë aty, uji kalon mes tyre dhe 20 familje vazhdojnë të presin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.