E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denoncimi: 5D kërkon të bëjë pallate, më kanë kërkuar 200 mijë €
Denoncime

Denoncimi: 5D kërkon të bëjë pallate, më kanë kërkuar 200 mijë €

Një denoncim i fortë ka ardhur pas një deklarate të bërë nga Sako Sakollari, administrator i disa njësive tregtare në zonën e Kombinatit, të cilat sot u shembën nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT).

Në një rrëfim për gazetarin Osman Stafa nga News24, Sakollari hedh akuza direkte ndaj ish-drejtorit të IMT-së, Mariglen Qato, të cilin e akuzon se i ka kërkuar 200 mijë euro rryshfet, tre vite më parë, për të mos shembur bizneset e tij.

“Mariglen Qato para 3 viteve na kërkoi 200 mijë euro. Por ne nuk pranuam,” tha Sakollari, duke theksuar se presionet dhe kërkesat për para nuk kanë përfunduar me kaq.

Sipas tij, vetëm 3 muaj më parë, inspektorë të IMT-së janë rikthyer sërish në bizneset e tij, këtë herë duke i kërkuar 50 mijë euro, të cilat i përshkruan si “bakshish për të mos u shembur”.

“Para 3 muajsh na kanë ardhur në emër të IMT-së, na kërkuan 50 mijë euro. Më kërkuan që të ikja të takoja ‘shefin’. Por unë nuk pranova,” tha Sakollari.

Ai thekson se nuk ka pranuar kurrë të bëhet pjesë e paligjshmërisë, pavarësisht presioneve dhe kërcënimeve. Për më tepër, thotë se ka bërë kallëzim penal për personat që i kanë kërkuar rryshfet.

“Unë nuk do të pranoj të jap lekë, pasi jam njeri i ligjit dhe kam bërë kallëzim penal për inspektorin e IMT-së dhe një tjetër,” u shpreh ai.

Sakollari ka ngritur shqetësimin edhe për pasojat ekonomike dhe sociale të këtij vendimi të IMT-së, duke theksuar se me shembjen e njësive të tij, mbeten pa punë rreth 200 punëtorë, të cilët mbështesin familjet e tyre përmes këtyre bizneseve.

“Me shembjen e këtyre bizneseve, dalin në rrugë 200 punëtorë,” paralajmëroi ai.

Ky denoncim vjen në një kohë kur qytetarët dhe bizneset po përballen me vendime të befasishme shembjesh në disa zona të Tiranës, ndërsa institucionet përkatëse akuzohen gjithnjë e më shpesh për abuzime me detyrën dhe shantazh ndaj sipërmarrësve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.