E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denoncimi i fortë i Berishës/ Rakip Suli ka dosje në Greqi
Politikë

Denoncimi i fortë i Berishës/ Rakip Suli ka dosje në Greqi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një akuzë të fortë ndaj kryebashkiakut të Kamzës, Rakip Sulit.

Gjatë një takimi me qytetarët, Berisha tha se Rakip Suli ka dosje në Greqi dhe nuk mund të shkojë në shtetin fqinj.

Ai paralajmëroi kryebashkiakun socialist se do të dënohet, pasi nuk ka më amnisti për qeveritarët hajdutë.

“Rakip as në Greqi nuk pranohesh më se të kanë hapur dosje atje me sa mora vesh. Po të garantoj se ato para kudo t’i kesh dërguar do i gjejmë dhe do dënohesh. Nuk ka më amnisti për qeveritarët hajdutë. Do i ndjekë vjedhja deri në ditën e fundit të jetës së tyre. Ju jap fjalën ju dhe kjo do të bëhet.

Le t’i lëmë Kipes dhe Edit atij ato që duan vetë ata, kafshët, zorrë dhe të tjera me radhë. Ne do vendosim standardet më të mira të qeverisjes në Kamëz, të qeverisjes vendore në Shqipëri, Ju jap fjalën se Edi Rama pas datës 14 do i ketë muajt të numëruar dhe do ikë jo atëherë kur do ai por atëherë kur duam ne. Rrofshim ne, rroftë Kamza, rroftë Shqipëria”, theksoi ish-kryeministri

Quajti kandidatët gomerë/ Berisha tallet me Ramën: Në Zall-Dardhë veshgjatit i thonë magjar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është tallur sot me kryeministrin Edi Rama, teksa ka komentuar fjalorin e përdorur nga ky i fundit në takimin me Erion Veliajn dhe Rakip Sulin, ku i quajti kandidatët gomerë.

Berisha tha se Rama flet me fjalor të padenjë pasi e ka kapur tmerri. Ai i sugjeroi kreut të qeverisë të mësojë pak dialektin, pasi theksoi se në Zall-Dardhë veshgjatit i thonë magjar dhe jo gamurr siç deklaroi Rama.

“Edi Ramën e ka kapur tmerri, ndaj dhe vjen flet përçart. Flet me fjalor të padenjë. Nuk më vjen keq për ato që i thoshte Rakip Sulit, sepse ai Rakip Sulin e ka një bashkëhajdut ai, ndaj i thotë çtë dojë. Por problemi është se ka një djallëzi aty.

Ai kërkon që ne të harrojë vjedhjet që ka bërë. Ai kërkon që ne të harrojmë që është hajduti më i madh në histori dhe të themi ja si flet, ja çfarë thotë, njëherë magjar, njëherë gomerë, etj., etj.

Rakipit thuaji ç’të duash, shko e mëso edhe pak dialektin se në Zall Dardhë, veshgjatit i thotë magjar. Por bashkë me Rakipin, po të garantoj se bashkë me Rakipin do të shkosh aty ku e ke vendin, në burg, në kokërr të burgut, në qeli. Po.

Se nuk paguajmë ne për ty more zotëri. Nuk paguajmë ne vjedhjet tuaja, nuk paguajmë ne gjobat tua. Edi Rama të ka humbur mendja, kalon nga një takim në një tjetër, i shastisur”, theksoi ish-kryeministri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.