E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denoncimi i fortë i Deputetit Alibeaj: Punonjësit e BKH u dëbuan nga oborri i Kryeministrisë, shkuan të marrin materialet!
Politikë

Denoncimi i fortë i Deputetit Alibeaj: Punonjësit e BKH u dëbuan nga oborri i Kryeministrisë, shkuan të marrin materialet!

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ngriti shqetësimin nga foltorja e Kuvendit se mazhoranca po tenton të vendosë në kontroll drejtësinë, duke ngritur komisionin për punën e SPAK-ut, i paralajmëruar disa muaj më parë nga socialistët.

Gjatë interpelancës me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, për amnistinë penale, Alibeaj denoncoi se punonjësit e BKH janë dëbuar nga kryeministria ku kishin shkuar të marrin dokumente në funksion të punës hetimore.

“Asnjë referim nuk është bërë në SPKA për vitin e kaluar, Punonjësit e BKH dëbohen nga oborri i kryeministrisë se duan të shkojnë të marrin materialet atje. Klithmat e kryeministrit se do të ngrinte atë komisionin, po e ngre dhe parlamenti u bë palë. Ky është rreziku i madh. SPAK drejtësia e re janë në rrezik. Unë sot kam një thirrje për dy kategori, së pari për ndërkombëtarët, është një alarm i madhe për atë cfarë po ndodh për drejtësinë dhe për të ardhmen e këtij vendi. Janë një shumicë e frikshme që treguan se nuk kanë asnjë cipë për të ndërmarrë cdo inciative natën për të goditur drejtësinë. Së dyti e kam për shqiptarët, e kam për 70% të shqiptarëve që sot janë të etur për drejtësi. Është në dorë të tyre që me votën e tyre të kuptojnë që do ta lënë në dorë të të korruptuarve apo do ta marrin në dorë”, tha Alibeaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.